Kur PD deklaronte se fitoren e tyre se ndalte dot asnjë manipulim

Kur PD deklaronte se fitoren e tyre se ndalte dot asnjë manipulim

Basha nga Selia e PD deklaroi fitoren pas zgjedhjeve

PD avancojnë kërkesat në betejën ligjore që po bën për zgjedhjet dhe akuzave të saj për manipulim. Në kërkesën e fundit i është kërkuar KQZ që të mos njohë rezultatin dhe të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe të vendit. Pra në të gjitha përveç tre qarqeve në të cilat PD ka fituar, në Shkodër, në Lezhe dhe Kukës. Për këtë janë përgatitur dhe një sërë dosjesh për të mbështetur këtë pretendim të tyre.

Nëse çdokush ka të drejtën e tij për të ndjekur rrugën e ankesave dhe aspektin gjyqësor, ajo çfarë po bie në sy është se iniciativa e re e PD duket më së shumti thjesht mediatike, dhe kjo e nxitur thjesht nga kupola e selisë blu, sesa ka ndonjë rezonancë përtej saj. Vetë aleatët e tjerë të opozitës kanë pranuar rezultatin dhe madje në shumë raste bëjnë fajtor vetë PD si për votat e tyre ashtu dhe për rezultatin e përgjithshëm në tërësi.

Për këtë ka patur deklarata publikë nga krerë partish aleate që krimi elektoral ndaj tyre ka ndodhur pikërisht në kutitë e votimit dhe që numëruesit e PD u kanë trafikuar votat në favor të betejës midis kandidatëve të PD përsa i përket votës individuale. Ndërsa PD duket se ka angazhuar një ushtri me avokatë për të këmbëngulur në nismën e saj, zhvillimet e vërteta që po ndodhin brenda selisë blu duket se janë të pa influencuara nga kërkesa për përsëritje për zgjedhjet. Pasi për shumë drejtues të brendshëm dhe vetë rezultati nuk vihet në dyshim, ashtu siç nuk e ndryshon dot asgjë humbjen e PD dhe në këto zgjedhje.

Vetë grupi që i kërkon Bashës të japë dorëheqje e sheh si humbës të qartë për të cilën duhet të ikë nga drejtimi. Ndaj piruetat me deklarata që nuk njeh rezultatin por që ndërkohë do të paraqiten në parlament në shtator, shihet thjesht si një manovër për të fituar kohë e për të mpakur zërat kritikë brenda selisë blu dhe që i kërkojnë dorëheqjen Bashës. Akuzat për manipulime duket një alibi e qepur me pe të bardhë. Pasi nëse kujtojmë deklaratat e drejtuesve të PD përpara zgjedhjeve ato shprehnin siguri, se edhe nëse Rama tenton të manipulojë, askush nuk do e ndalte dot fitoren e PD. Kanë kaluar shumë pak ditë nga këto qëndrime…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 11/05/2021 05:50

    Normal qe I duhet te shtuj ditet. Se realiteti ky eshte. Shqupi edhe njeher ne muaj te bej zgjedhje perfundimi ky do te jet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë