Kur pritet shqyrtimi i shkarkimit të Metës, Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi

Kur pritet shqyrtimi i shkarkimit të Metës, Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi

Yuri Kim dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

TIRANË-Gjykata Kushtetuese është para vendimeve të rëndësishme këto javë, njëra është për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe tjetra për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pikërisht në këtë periudhë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë vetë Kim e cila ka njoftuar për takimin dhe shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.

Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.

Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Më 9 qershor të këtij viti, Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxitje dhune dhe urrejtje, njëanshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 etj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lol: 16/09/2021 13:31

    Sali gerdeci

    Përgjigju
  • Titi: 16/09/2021 10:38

    nuk caktohet nje date se relatori i ceshtjes ish Kapteri Perparim Kalo e shtyn me qellim qe ti mbaroje mandati ne fund te vitit dhe te ike pasi se mban dot nje ngarkese te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot