TIRANË- Bordi i Transparencës bëri 3 mbledhje të njëpasnjëshme në javën e parë të korrikut, por prej mbledhjes së fundit, më 8 korrik, Bordi nuk është mbledhur më prej 6 ditësh, ndërkohë që në bursë këtë të enjte çmimi i naftës për fuçi ka pësuar rënie të ndjeshme ne 97.23 dollarë për fuçi.
Aktualisht, sipas vendimit të fundit të Bordit të 8 korrikut, 1 litër naftë shitet me 240 lekë, benzina me 233 lekë për litër dhe gazi 81 lekë.
Më 7 korrik, Bordi i kishte çmimet më të ulëta, nafta, 235, benzina 227 dhe gazi i pandryshuar, 81 lekë. Këto mbledhje u bënë njëra pas tjetrës, për të marrë vendime të ndryshme, edhe pse në bursë çmimi ishte i pandryshueshëm.
Ndërkohë, një ditë para protestës, më 6 korrik, u shënuan vlera edhe më të lira, nafta shitej me 235 lekë, duke pësuar ulje me 8 lekë nga çmimi i mëparshëm/ benzina tregtohej me 227 nga 229 që ishte, ndërsa gazi për automjetet nuk ndryshonte, 81 lekë për litër.

Çmimi i naftës sot në bursë
-
E zgjidhe problemin me ket qe the vella,tani do ulen cmimet,pirdh pirdh
Përgjigju -
Do fitojne edhe ca lek, se do I duhen per ilaçe per femijet e Bordit dhe oligarkeve te hidrokarbureve. Zoti ndoshta vonon por nuk harron, femijet tuaj tek Onkologjiku do ju perfundojne.
Përgjigju -
tpakten ta cojn 200 lek litrin po jo aq shtrenjt 240 sic esht tani
Përgjigju








Komente
Komento