Kur shpallet për faliment të detyruar një kompani?

Administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare, dy vjet pas kalimit në statusin pasiv nga QKR; kur detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pambledhshëm; kur ato deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën tre vite rresht; kur nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën dy vitesh dhe kur kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën dy vitesh.

Ku hyn kompania e mbështetur nga Fahri Balliu në këtë mes?

Me sa duket, ajo bën pjesë ndër subjektet që deklarojnë rezultat me humbje prej tre vitesh tashmë.

Po, a nuk kishte fituar ajo tre tendera shumë të fuqishëm në Shqipëri?

Por, të paktën dy prej tyre ajo po i sorollat prej vitesh, pa i mbaruar, konkretisht fjala është për rrugën e Tepelenës dhe atë të Vlorës.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)