Ndërkohë sulmet e përditshme që vijojnë nga ministri i brendshëm e deri te polici më i thjeshtë nuk janë gjë tjetër veçse një shtirje e Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Ata e kanë kuptuar nga i pari te i fundit që kanë gjetur sektorin e gabuar për të bërë oponencë, por të zënë në kurthin e “mosndryshimit” të strategjisë për hir të riskut politik, padashur veçsa kanë përfunduar jo vetëm të pabesueshëm, por edhe qesharakë e “armiq” me ndërkombëtarët.
Por, pse PD nuk ndalet në këtë betejë me ndërkombëtarët? Përballë shifrave të Guardia Di Finanza dhe ndihmës që ofron BE për luftën ndaj drogërave dhe shfaqjeve të opozitës që dje ishte në pushtet, kë beson opinioni publik? Pse janë kaq të fajshëm ndërkombëtarët?
Shpura e re që Basha ka sjellë në PD mesa duket nuk i ka lexuar siç duhet sondazhet e brendshme dhe ka orientuar gabim mesazhin politik. Berisha dhe Basha e dinë mirë se ndërrimi i strategjisë së komunikimit më pak se një vit para zgjedhjeve është një rrugë drejt disfatës.. Siç dhe e dinë se në 3 vjet nuk kanë mundur të mbjellin asnjë fije besimi të qytetarët. Të cilët do tundoheshin ndoshta nëse do të kishte një alternative reale PD-ja, por që s’afeksiononen aspak nga propaganda e një partie që deri dje kishte një Lazarat shtet më vete dhe mungesë totale vëmendje ndaj kanabisit. Megjithatë, nuk ndalen përballë ndërkombëtarëve, sepse doktori ka treguar se di të luajë mirë në sulm për të parandaluar ndonjë gol nga krahu i tij. Reforma në drejtësi është një problem i madh për të dhe tjerët pas tij, ndaj ai do sulmojë me çdo mjet punën e Policisë dhe asistencën e BE-së, si për të thënë se “Sido që të shkojë puna, unë do bëj luftën time”
Berisha-Basha-Bujari (Nishani) e dinë se droga nuk doli sot, por se ishte aty edhe në kohën e tyre. Nuk luftohej nga shteti ndaj edhe nuk kishte lajme për të. Ndërsa sot, kur interesa të mëdha shkulen nga rrënjët e digjen, është kthyer vëmendja dhe lajmi natyrisht. A duhet që për këtë arsye Policia dhe BE-ja të tërhiqen nga lufta ndaj saj? Kjo është një pyetje retorike që Berisha dhe Basha e dinë, por që për momentin ju duhet kjo zhurmë për të mbajtur ndezur një flakë të zbehtë të një opozitarizmi që nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të lërë sallën e Kuvendit e të ulërasë rrugëve vetmitare.
Letra e Komisionerit për Migracionin Çëshjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian Dimitris Avramopoulos, i cili vlerëson punën e bërë nga policia shqiptare si pozitive ku shprehet se ministri ka tregur që ka qenë në anën e drejtë të luftës kundër kanabisit dhe se BE do jetë krah Shqipërisë në këtë betejë, është një tjetër shuplakë që PD mori sot nga Brukseli. Natyrisht, dhe pse ju dhemb nuk bëjnë zë. Nuk ndërrojnë strategji sepse nuk kanë alternativë dhe e kanë kuptuar se lufta e tyre politike me pikë kyçe kanabisin, i ka bërë jo vetëm të pabesueshëm për qytetarët, por edhe qesharakë përballë ndërkombëtarëve./Lexo.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com