Të gjithë e dimë që në tregun muzikor ka këngëtarë që shesin në forma të ndryshme. Ka nga ata që shesin thjesht me stilin e tytre të veçantë, disa shesin me klipe ekstravagante, dhe pjesa tjetër shet me zërin dhe talentin e tyre. Mirëpo së fundmi duket sikur është sezoni i këngëtarëve të cilët marrin një brom që në këngën e parë dhe i mbushin plot clubet e natës.
Kjo bën që rrjedhimisht këngëtarët më shumë vite eksperiencë dhe që njihen si veteranë të muzikës të mbeten në hije. Pikërisht kjo gjë e ka mërzitur edhe Labinot tahirin, një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi krahas një video që ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram, ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj diskotekave.
"Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre. Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje……
Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë Pra shihemi nëpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët,”- shkruan Labi.