Ish-deputeti del në mbrojtje të Fjolla Morinës! Punon për të rritur fëmijët e saj, mos e paragjykoni

Ish-deputeti del në mbrojtje të Fjolla Morinës! Punon për të rritur fëmijët e saj, mos e paragjykoni

Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina u kap në Morinë të Kukësit me 2 pistoleta dhe fishekë në makinën e saj dhe për këtë arsye po vuan dënimin "arrest shtëpie".

Ditën e sotme ajo iu rikthye postimeve në rrjetet sociale, ku sqaroi publikun se nuk kishte asnjë lidhje me biznesmenin Fisnik Syla duke hedhur poshtë aludimet se makinën luksoze Audi Q7 mund t'ia kishte blerë ai.

Në mbrojtje të deklaratës së saj ka dalë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili u ka kërkuar  qytetarëve të mos e paragjykojnë Fjolla Morinën.

"E përkrah këtë shkrim të një vajze, nënë e njeriu që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lëkurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afër vetes gjithmonë sepse ke fëmijët. E për fjalët dhe për ne mos e lodh veten", shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ori: 27/09/2020 10:07

    Kjo duhet te edukohet me ca vite burg e pastaj te edukoj kevte doj.Po ktu nuk ka shtet as qeveri as drejtesi.

    Përgjigju
  • Akrepi: 27/09/2020 09:41

    Cdo prind duhet te mirerris dhe mire edukuar femijet e tij , perngjersa i sjell ne jete .Poe kjo nuk dote thot ti rritesh mire me shendet dhe ti shkaterrosh morali , ndergjegja , nga shpirti , duke i rrit ndermjet aferave te pista . C'far i duhen zonjes armet e zjarrit fisheket luftarak , pervecse per te kryer krime , si vrasie , shitie , qofshin edhe dhurata ; a thoni se eshte pune e ndershme , per te rritur femijet !?. A thonise nepermjet- dhe ne prani te armeve luftarake - mund te mirerrisim femijet ; duke qene deshmitar te fakteve dhe ngjarieve , te kesaj baterrdie kriminale sot !?. Zoteri ish deputet , ndihmoje zonjen Morina , por jo duke perkrahur bemat e saj negative . Keshtu e sulmoni me ashper nga c'duhet ta kritikoni per bemst e saj negative .

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/09/2020 08:58

    Labinot krimineli....

    Përgjigju
  • Tosi: 27/09/2020 07:20

    Kjo ka dale nga shinat, femer e hardallosur, vetem lakuriq, ndonje dite do dale me ducin perjashta ne rruge se vetem kjo o ka ngelur, asnje vlere ne publik nuk ka kjo femer, e ka mendjen vetem tek ai seni.

    Përgjigju
  • Mali: 27/09/2020 05:22

    Po mor zotu deputet sic thua ti eshte. Po pse femijet me arme rriten? Ka me qindra gra qe luftojne me jeten ne shqiperi dhe kosove por askush nuk do tja dije. Atehere le te tregoje te kujt jane armet? Po te ishte kapur me atme nje grua cfaredo askush nuk do te ushte interesuar.

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2020 01:42

    Labinot ,ju jeni I vetmi qe qenkeni future nen lekuren e Fjolles ,perderisa po e mbron,ja njeh dhe ADN,dhe strukturen trupore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës