Kuratorët: “Onufri 21” do të vijë në
kundërshtim me normat estetike

Kuratorët: “Onufri 21” do të vijë në<br />kundërshtim me normat estetike
“Ngjizja dhe aspektet përbërëse të artit bashkëkohor janë të paparashikueshme, të papritura, aksidentale dhe ndonjëherë të pabesueshme. Në thelb ato janë "çrregullime", mospërputhje radikale, duke qenë shpesh rezultat i një mënyre të menduari ndryshe, kritike, në kundërshtim me normat dhe kodet estetike të pranuara në përgjithësi”. Ky është koncepti i shtjelluar për ekspozitën nga kuratorët VestAndPage.

Galeria Kombëtare e Arteve, me datë 20 Nëntor 2015, ora 18.00 do të ccelë ekspozitën kolektiveSiO2 – Arsyeja e Brishtësisë, Si e Shkronjëzojmë Fjalën K-U-J-D-E-S kur Përballemi me Qelqin?

Ekspozita është me veprat që u shpallne fituese nga përzgjedhja përfundimtare për Edicionin e 21 të Çmimit Onufri.  Ekspozita e cila është kuruar nga dyshja kuratoriale VestAndPage (Verena Stenke/Andrea Pagnes) mbledh sëbashku veprat e 23 artistëve nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve janë nga emrat më të dëgjuar të skenës së artit bashkëkohor sot. Në një koncept të shtjelluar për ekspozitën kuratorët VestAndPage shprehen ndër të tjera se “arti nuk ka për qëllim të bllokojë rrjedhjen e jetës, sepse vepra e artit - në atë shtrirje të shkurtër kohe dhe hapësire - është e aftë të transmetojë një pamje të fokusuar të gjendjes njerëzore duke hedhur dritë mbi faza esenciale të saj si evolucioni apo regresi.”

Sipas kuratorëve shumë nga bazat e praktikave të artit bashkëkohor nisen nga hetimi i cilësive të materialeve të ndryshme – në rastin e kësaj ekspozite të qelqit – dhe de-kontekstualizimi i funksionit të tyre të zakonshëm. Në fakt, për artistët bashkëkohorë thellimi kërkimor në cilësitë e një materiali nuk është vetëm për hir të një kërkimi risi për të prodhuar një produkt origjinal (në formën e të mirës materiale), por synon që nëpërmjet përpjekjes dhe kërkimit të ofrojë një interpretim autonom të botës i cili edhe pse i pjesshëm mund të ndihmojë dhe kontribuojë për ti dhënë kuptim ekzistencës njerëzore.

”Në të vërtetë, imazhi artistik nuk mund të adaptohet apo të krahasohet me shtigje të thjeshta logjike e racionale, sepse përfaqëson një mënyrë të përvetësimit të botës që, në formën e saj të veçantë dhe unike, është e mundur vetëm brenda veprës së artit.

Përsiatjet e mësipërme janë të domosdoshme për të kuptuar se një material si qelqi - për potencialin e tij gjuhësor, simbolik dhe metaforik, krahas vetive të tij kompozicionale të brishtësisë, transparencës dhe rezistencës – është mëse i përshtatshëm për të treguar se njohja intuitive e artit i shmanget kritereve të korrektësisë, dhe se vështirësia e tij – bukuria e tij – duhet të kapet nga një mendim intuitiv, e si rezultat të realizohet si një "vizion i thelbit të realitetit"., shprehen kuratorët, duke I dhënë pririte këtij koncepti. “Është pikërisht ky koncept që ekspozita ka për qëllim të komunikojë, sepse në çdo lloj mënyre që gjykojmë, përjetimi i një vizioni të thelbit të realitetit të çon në mendimin se arti nuk është i kufizuar vetëm tek kënaqësia sublime e mendimit të pastër estetik, por është i aftë të gjenerojë një reflektim të fuqishëm dhe ndërgjegjësim të mëtejshëm për dimensionet e shumëfishta të kuptimit që janë përtej edhe vetë mendimit njerzor.”, shprehen kuratorët.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur