Kuratore imazhi në revistat prestigjoze të modës, Stela Plaka: Gjej veten në Itali!

Nisi fillimisht duke reklamuar punën e saj në rrjetet sociale, por Stela Plaka u kthye shumë shpejt në një nga kuratoret e imazhit në revistat më prestigjoze të botës.

Bashkëpunimet me shumë prej tyre I realizoi nga Italia atje ku jeton dhe punon prej tashmë disa vitesh, vend për të cilin thotë se ka gjetur veten përsa I përket krijimtarisë së saj.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” Stela Plaka shpreht se edhe Shqipëria I ka dhënë mundësinë, por në shtetin fqinj duket se arti I saj kuptohet më mirë.

“Falë social mediave të gjithë kemi mundësi ti japim zë artit tonë. Sigurisht që është e vështirë pasi ka mjaft artistë të rinj që cilët përpiqen të cajnë nëpërmjet blogut, por për të gjithë është e vështirë. Nuk është e lehtë, sidomos të punosh në rang mbarëbotëror. Me punët e mia, projektet e mia kam patur sukses jo vetëm në Itali, por edhe në gjithë botën “Sicky magazinë” që është një është një revistë shumë prestigjoze në Londër, “Usi Magazinë” por edhe revistat që renditen njësoj si “Vogue”. Të them të drejtën, përvec fashion më pëlqen të bashkoj edhe artin. Në Itali kam gjetur vetveten, edhe Shqipëria më ka dhënë mundësinë, ndihem shumë e kuptuar këtu”, shprehet kuratorja e imazhit.


Lajmi kryesor:

Rikthehemi te 'old', kuratorja e imazhit tregon tendencat e kësaj vere


D.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin