Lira Gjika: Tregoni kujdes ndaj ‘fëmijëve të mirë’. Ja tre komponentët që duhet të keni parasysh gjatë izolimit

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” mjekja pediatre Lira Gjika ka folur për kujdesin që duhet të kemi ndaj fëmijëve gjatë periudhës së izolimit. Kujdes sipas saj duhet të kemi për fëmijët që sillen mirë, jo ndaj atyre që qajnë apo bërtasin, pasi këto të fundit ndjekin mënyrën natyrale të shkarkimit të tensionit të brendshëm, kurse ata që mbyllen në vetvete, mund të përjetojnë një ngërç emocional.

“Edhe një gjë tjetër që është vënë re dhe që është shumë problem, fëmijët e mirë, ata janë më tepër në vështirësi sesa ata që qajnë dhe bërtasin. Ka frikë sepse është i pasigurt dhe përpiqet të bëhet i mirë. Ka një ngrirje brenda vetes, brenda zhvillimit emocional. Fëmija kur I preket një dëshirë duhet të qajë, duhet të bërtasë. është rruga natyrale që ndjek për të shkarkuar tensionin. Fëmija nuk e ka të lehtë të përballojë një refuzim, ai duhet të qajë, tregon  inteligjencë.  Këto janë shenja që tregojnë se ka ngërc emocional, mund të kenë pagjumësi natën, përgjumje ditën. Megjithatë ndërhyrja me mjete elekronike ruan socializimin.  Nëse kjo situatë zgjat duhet ta sqarojmë. Duhet ti themi fëmijëve që e para është jeta dhe ne jetën duhet ta mbrojmë. Duhet ti themi që jeta është dhurata më e madhe që kemi.” shprehet Gjika.

Sipas pediatres, janë 3 komponentë kryesorë që prindërit duhet të kenë parasysh për fëmijët e tyre në izolim: Aktiviteti fizik, leximi dhe bisedat me ta.

 “Edhe lojërat fizike pra aktiviteti fizik, leximi i librave dhe bisedat duhet të jenë 3 komponetënt që përdorin prindërit për të superuar fëmijën, pasi kjo nuk është një situatë aspak e shëndetshme për fëmijët” shprehet pediatrja Lira Gjika.


Lajmi kryesor:

A duhet të hapen kopshtet e shkollat në këtë situatë? Lira Gjika: Teorikisht po, ama nëse diskutohet jeta…


D.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!