Kurban Bajrami “qetëson gjakërat”
mes PDK - AAK pas muajsh ngërçi

Kurban Bajrami “qetëson gjakërat”<br />mes PDK - AAK pas muajsh ngërçi
PRISHTINE- Duket se toleranca fetare dhe vetë dita festive e Kurban Bajramit “mund të bëj çudira” dhe në Kosovë.
 
Përpos zotimeve të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se nuk do të takohej kurrë me kreun e PDK, Hashim Thaçi apo me ndonjë delegacion të kësaj partie, mëngjesin e sotëm, në ambientet e Bashkisë Islame të kosovës, ka pasur një ballafaqim mes të dyja palëve.
 
Mediat në vend raportojnë së Haradinaj dhe Hajredin Kuçi i PDK, sëbashku me delegacionet përkatës, pasi kanë bërë vizitën e urimit me rastin e Kurban Bajramit në selinë e Bashkësisë Islame,  kanë zgjatur dorën njëri-tjetrin dhe janë ndalur të bisedojnë për pak çaste. Ajo që u tha mes tyre mbetet ende konfidenciale, por gjithsesi u pa me tepër interes nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë që ende pritet një zgjidhje për ngërçin parlamentar në Kosovë, prej gati 4 muaj, ku të dyja palët kanë probleme me numrat apo me Gjykatën Kushtetuese.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari