Kurban Bajrami në Kosovë,Rexhepi
"Të jemi më humanë dhe solidarë"

Kurban Bajrami në Kosovë,Rexhepi<br />"Të jemi më humanë dhe solidarë"
PRISHTINE - Ashtu si të gjithë myslimanët në mbarë botën, edhe ata të Kosovë falën sot në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, namazin e Kurban Bajramit, ku u bë thirrje për paqe, dashuri, harmoni e solidaritet midis njerëzve në të gjithë botën.

Drejtuesit e Bashkëisë Islame të Kosovës iu drejtuan qytetarëve mesazhe urimi duke u lutur për mbarësi dhe begati. Me rastin e kësaj feste, Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë më humanë e solidarë duke bërë  thirrje për paqe edhe në vendet ku ka konflikte dhe luftë. Besimtarët myslimanë janë uruar edhe nga përfaqësues të institucioneve dhe partive politike kryesore në vend.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në mesazhin e saj thekson se festimet në këtë ditë duhet të përdoren si një mundësi për të reflektuar mbi punën dhe detyrimet që kemi ndaj njëri tjterit, familjes, miqve dhe shoqërisë si dhe për ndihmën që japim për secilin.

Ndërsa, kryeministri ende në detyrë, Hashim Thaçi uroi nëpërmjet Facebook duke bërë thirrje për solidaritet dhe bashkim mes njerëzve, sidomos me të varfrit. Nuk kanë munguar as urimet e nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi, liderit të LDK-së, Isa Mustafa, të Vetëvendosjes, Albin Kurti e të tjerë.

Festa e Kurban Bajramit, në të cilën bëhet therja e një kurbani, karakterizohet edhe me kryerjen e një prej shtyllave kryesore të fesë islame, kryerjen e Haxhit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari