Kurban Bajrami,Nishani:Gëzuar këtë
festë të mrekullueshme e kuptimplotë

Kurban Bajrami,Nishani:Gëzuar këtë<br />festë të mrekullueshme e kuptimplotë
Presidenti i vendit Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që sot festojnë Kurban Bajramin.

Kreu i Shtetit në mesazhin e tij të urimit nuk ka lenë pa përmendur shenjtërimin e Nënë Terezës, shembulli i së cilës mishëron dhe frymëzon bamirësin.

Nishani e ka mbyllur urimin e tij me urimet më të mira për këtë festë të mrekullurshme dhe kuptimplotë të sakrificës njerëzore.

Urimi i plotë i Kreut të Shtetit: 

“Të dashur e të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ku ndodheni!

Me rastin e kësaj Feste të madhërishme të Sakrificës dhe Dhurimit, e cila na frymëzon për t’iu gjindur sa më shumë njëri-tjetrit, për të ndihmuar dhe ndarë pasurinë e mirësinë me më të pafatët, për t’i lumturuar fëmijët me dhurata e për t’u përkujdesur për më nevojtarët, duke sakrifikuar diçka apo gjithçka në frymën e besimit tek Zoti i Plotfuqishëm, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta!

Sivjet këtë Kurban Bajram e festojmë menjëherë pas ngjarjes historike për kombin tonë, për shqiptarët anembanë botës: shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i së cilës mishëron dhe frymëzon bamirësinë, kujdesin dhe respektin për më të vuajtuarit, më të pafatët, për të sëmurët e të pamundurit, në kuadër të harmonisë dhe bashkëjetesën paqësore mes njerëzve me besime dhe origjinë të ndryshme.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit ju uroj nga zemra të gjithëve sa më shumë begati, paqe, mbarësi dhe vëllazëri me njëri-tjetrin!

Gëzuar Festën e shenjtë të Kurban Bajramit!

Gëzuar dhe për shumë vjet këtë Festë të mrekullueshme dhe kuptimplotë të sakrificës njerëzore!”

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron