Kurbani serbisht, Rama: Politikanët
s’janë pa zemër,politika është dhimbje

Kurbani serbisht, Rama: Politikanët<br />s’janë pa zemër,politika është dhimbje
Libri Kurban i kryeministrit Rama u promovua në Beograd në një version serbisht. Rama është shprehur se libri ka ardhur pas një eksperience të rëndë ku fitoi me 10 vota. Rama në fjalën e tij tha se nuk ka pasur ndërmend të bëhet politikan dhe se asnjëherë nuk e cilëson veten të tillë.

Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të botojë një tjetër libër për aq kohë sa vazhdon të jetë kryeministër.

“Ka një përshtypje se politikanët janë pa zemër, por unë mendoj se politika është dhimbje që mund të ndihet në nivele të ndryshme. Kam pasur momente të vështira kur nga një anë garoja për kryetar partie dhe nga ana tjetër flisja me doktorët në telefon për birin tim”, është shprehur Rama.
 
Botuesi i librit është shprehur se Rama është një shkrimtar i shkëlqyer. Sipas tij Kurbani është 3 në 1. Në të do të gjeni Ramën kryeministër, Ramën kryebashkiak e Ramën familjar. Botuesi u shpreh më tej se shpreson që në librin e ri kryeministri shqiptar të shkruajë edhe për marrëdhëniet me Vuçiç.

kurbani edi rames ne serbi

kurbai edi rames ne serbi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit