Kurbin, 3 adoleshentë gjenden në
Mal të Zi, 24 orë të zhduku

Kurbin, 3 adoleshentë gjenden në <br />Mal të Zi, 24 orë të zhduku
FUSHE MILOT-  Ka zgjatur vetëm 24 orë aventura e 3 adoleshentëve nga Fushë Miloti i Kurbinit për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Ata ishin zhdukur prej mëngjesit të djeshëm, kur ishin larguar nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk janë kthyer më.

Familjarët të shqetësuar për mos ardhjen në shtëpi të Zani Muratit Ervin Hidrit dhe Klaudio Shabanit kanë njoftuar policinë. Vetëm sot në mëngjes erdhi lajmi i mirë se 3 adoleshentët ishin shëndosh e mirë në qytetin e Tivarit të Malit të Zi. Sot në mëngjes policia e Lezhës konfirmoi se tre 15 vjeçarët, shokë janë gjetur në Tivar, të Malit të Zi rreth orës 05:00 të ditës së sotme.

AVENTURA E TRE ADOLESHENTËVE
Zani, Ervin dhe Klaudio kishin vendosur të vizitonin Malin e Zi. I kanë hipur një makine nga Miloti deri në Han të Hotit dhe më pas kanë kaluar përmes malit deri në Podgoricë. Prej andej kanë shkuar në Tivar, kur e kanë parë veten të humbur në mes të 4 rrugëve kanë vendosur të dorëzohen në polici.

IKËM ME DËSHIRË
Fëmijët kanë deklaruar në polici se ishin larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre thjeshtë për një aventurë drejtë Malit të Zi. Pasi janë vetëdorëzuar në policinë e Tivarit dhe pas verifikimeve të rastit është bërë dhe transportimi i tre adoleshentëve për në pikën kufitare të Muriqanit. Atje janë pritur nga një grup hetimorë dhe familjarët e tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë