Kurbin/ 34-vjeçari me makinë përplas një 60-vjeçar me biçikletë, niset urgjent drejt Traumës në Tiranë

Kurbin/ 34-vjeçari me makinë përplas një 60-vjeçar me biçikletë, niset urgjent drejt Traumës në Tiranë

Foto ilustruese

Një 60-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën Milot Mamurras.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në polici.

"Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur "Fusha e e Sportit " automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani