Një tjetër drejtues vendor ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi nuk kallëzoi mbjelljen e kanabisit. 41-vjeçari Marjan Gega, me detyrë kryeplak i fshatit Skuraj, në Kurbin, është ndaluar pasi nuk ka denoncuar sipas ligjit mbjelljen e bimëve narkotike. Ndërkaq, është shpallur në kërkim 41-vjeçari Artur Kola, pasi 1837 bimët narkotike të asgjësuara ditën e djeshme dyshohet se ishin mbjellë në tokën e tij.
Kryeplaku i fshatit Skuraj akuzohet tashmë se nuk ka përmbushur detyrën për kontrollin e territorit për drogë dhe për moskallëzim krimi.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
/Shqiptarja.com