Sot është zhvilluar provimi me zgjedhje për të gjithë maturantët  në Republikën e Shqipërisë. Gjatë këtij provimi në Kurbin policia ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Floriol Myrta pasi ka kundërshtuar fizikisht me forcë administratorin e provimit dhe punonjësit e policisë.

Maturanti nxënës i Gjimnazit të Mamurrasit pjesëmarrës në provimin e maturës shtetërore për arsye që ende nuk bëhen te dituara ka reaguar dhunshëm ndaj administratorit në klasë dhe punonjësve të policisë që ndërhynë për të shmangur konfliktet e mëtejshme.

Adoleshenti do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin i dyshuar për kryerjen e veprave  penale  "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"   dhe " Goditje për shkak të detyrës”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com