KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm nga një peshkatar në Kurbin. Uniformat blu bëjnë me dije se kufoma është e seksit mashkull, por nuk dihet ende identiteti i tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
B.K./Shqiptarja.comKomente

