Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy shtetas për kanosje me armë zjarri. Vilson (Elvin) Haxhiu,  36 vjeç, banues në Kurbin si dhe Arjan (Erjon) Haxhiu, 33 vjeç, banues në Kurbin, kanë kërcënuar me armë zjarri pas një konflikti, një 23 vjeçar, banues në Kurbin.
 
Sipas Policisë, dyshohet se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohen që shtetasi 23 vjeçar, G.B, po shkonte në banesë me mjetin e tij, i kanë dalë përpara dhe shtetasi Arjan Haxhiu me një mjet të fortë i ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat si dhe e ka goditur në kyçin e  dorës së majtë duke i shkaktuar dëmtime e frakturë kurse shtetasi Vilson Haxhiu e ka kërcënuar me jetë qe të mos lëvizte me një armë zjarri.
 
Në ngarkim të shtetasve rëndon akuza e shkatërrimit të pronës, kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com