LEZHE- Ka tentuar të vrasë vëllanë, me të cilën ishte në konflikt pronësie, por ka vrarë vajzën e vet, Lule Cara 31 vjeçe. Ngjarja ndodhi sot paradite në fshatin Zhej, 13 km larg qytetit të Laçit, në rrethin e Kurbinit. Mark dhe Llesh Cara prej vitesh ishin në konflikt pronësie, një konflikt I cili kishte përfunduar edhe në dyert e gjykatës.

VRASJA
Konflikti mes dy vëllezërve, Marku, i moshës 40 vjec, dhe Llesh Cara, i moshës, rreth 65- vjeç është rindezur paraditen e sotme në qendër të fshatit. Pasi janë zënë me fjalë e grushte, Aleksandri, djali i Lleshit ka shkuar të marrë çiften në shtëpi. E bija, 31 vjeçarja Lule Cara I ka shkuar pas për të ndaluar krimin, dhe ka hyrë në mes të atit dhe xhaxhait të saj. Në këtë moment Lleshi ka qëlluar me armën e gjahut duke lënë për vdekje të bijën dhe plagosur rëndë të vëllanë. Sipas gazetarit tonë në Lezhë, pas krimit, Llesh Cara dhe i biri Aleksandri janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë arrestuar më pas nga policia. Mësohet se Mark Cara është transportuar në Spital Ushtarak në gjëndje të rëndë shëndetësore.
(sg/shqiptarja.com)