Kurbin, kthyen fermën e bagëtive në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani

Kurbin, kthyen fermën e bagëtive në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani

Ferma e bagëtive që ishte kthyer në laborator

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 45 ditë. Ndaj 24-vjeçarit qëndrojnë akuzat “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Armëmbajtja pa leje" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike".

Vranicki Hisku u arrestua të premten nga Policia e Kurbinit në kuadër të operacionit "Gjormë 2021", ndërsa është shpallur në kërkim Drejtori Kadastrës së Kurbinit Edmond Stojani.

Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Vranicki Hisku  është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën