Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Mamurrasit në Kurbin, si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një çiklomotori. Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.

Një makinë është përplasur me çiklomotorin e drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.