LAÇ-Fshati Shkopet në Kurbin rrezikon të zhduket i tëri nga rrëshqitja e malit që ka marrë përmasa të frikshme.
Është një sipërfaqe mali prej 200 hektarësh, e cila ka lëvizur nga vendi pas reshjeve të fundit të shiut duke shkatërruar 4 banesa dhe gllabëruar rrugët e fshatit.
Në këto kushte banorët kanë nisur të largohen nga Shkopeti, duke u strehuar tek të afërmit e tyre. Kryetari i fshatit Shkopet, Valentin Gjoka thotë se kjo zonë është bërë e pabanueshme.
‘’Këtu nisi plasaritja e parë dhe për dy ditë e ka bërë në këtë gjendje. Shtëpitë janë ulur dhe mali ka lëviz me një sipërfaqe shumë të madhe, janë 200 hektarë. Pasojat janë dëmtimi i banesave, janë 4 banesa. Ne jemi larguar dhe kemi ardhur tek të afërmit tanë në Laç’’është shprehur kryetari i fshatit Shkopet, Valentin Gjoka.
Ai kërkon nga qeveria që të sigurojë strehim e familjeve që janë shpërngulur.
‘’Këtu nuk mund të bëhet më ndërtim sepse toka mund të lëviz nga dita në ditë. Apeli është jonë është që duam ndihmë për strehim në shtëpia’’ka vijuar më tej Gjoka.
Në zonë kanë mbërritur edhe ekspertë të gjoologjisë nga Tirana, të cilët pas verifikimëve të kryera në terren kanë dalë në konkluzionin se ky fshat është i pabanueshëm, pasi rreshqitjet e tokës do të jenë të vazhdueshme.
[gallery]19825[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO