Kurbin/ Mbushi lagunën e Patokut me inerte që të përfitonte tokën rreth lokalit, arrestohet kryetari i Njësisë së Fushë-Kuqes! Si funksiononte skema (VIDEO+EMRI)

Kurbin- Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut duke shpërdoruar detyrën, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë-Kuqe, Kristo (Fred) Martinaj.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin, njoftuan sot (12 Nëntor) se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Kristo (Fred) Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë-Kuqe.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “pushtimi i tokës”, teksa pritet të zbardhen edhe detaje të tjera nga aktiviteti i paligjshëm.

Momenti i arrestimit të Kristo (Fred) Martinaj

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fran: 12/11/2024 14:48

    Kjo punë nuk u bë brenda natës,ku ishin punonjësit e mbrojtjes territorit,po inspektori i policisë apo morën bakshish dhe mbyllën gojën,këta duhet të arrestohen të parët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën