Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën në Fushë-Milot, ndërsa një "Audi" u përplas me barrierat e rruges në Gjorm. Tetë persona mbetën të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, në dy aksidente të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në aksin rrugor Lezhë-Mamurras.
Aksidenti i parë ndodhi pasditen e së dielës pranë Fushë-Milotit, ku u përplasën tre automjete, me drejtues shtetasit Bekim Babgori, Cin Shani dhe Gert Vuksani. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan dy prej drejtuesvete mjeteve Cin Shani dhe Bekim Babgori, si dhe pasagjerët Fatime Cubi, Donika Kastrati, Drita Aliaj, Xhevije Nezaj, dhe Shaqe Shani.
Të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në lidhje me ngjarjen policia arrestoi njërin prej drejtuesve te mjeteve Bekim Babgori për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi gjatë natës pranë fshatit Gjormë të Kurbinit, ku tre të rinj mbetën të plagosur rëndë, pasi automjeti tip “Audi”, me të cilin ata udhëtonin, devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore.
Ata janë drejtuesi i mjetit Albert Togu, si dhe pasagjerët Albion Mamli dhe Romario Alija. Të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen policia bën të ditur se ka arrestuar shtetasi Sadik Kapica, pasi rezultoi në gjendje të dehur me masën 0.92 mg/l.
Komente









