KURBIN - Një 31 vjeçar, i cili punonte në një pikë të grumbullimit të skrapit në Gjorm të Kurbinit, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale pasi është zënë poshtë nga një masiv hekuri.
Viktima është Ernest Nikolli, 31 vjeç nga fshati Fushë-Kuqe i këtij rrethi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur të marrë as ndihmën e parë.
Sipas burimeve të policisë, 31 vjeçari Nikolli ka qenë duke ngarkuar një trajl me skrap, ndërsa gjatë ngritjes së sasisë së hekurit, vinçi ka pësuar një shkëputje duke lëshuar poshtë të gjithë sasinë e për pasojë e ka zënë poshtë të riun nga Fushë Kuqja.
Ekspertë të policisë dhe të prokurorisë kanë nisur një hetim në lidhje me këtë aksident që i kushtoi jetën të riut 31 vjeçar, pasi dyshohet se mos marrja e masave për sigurinë gjatë kryerjes se punës është bërë edhe shkak për këtë aksident.
Ky rast shënon viktimën e dytë brenda pak kohëve që humbet jetën si pasojë e mangësive në sigurinë teknike në punë, çka ka nxitur Inspektoratin e Punës të nisë aksione intensive në të gjitha subjektet punëmarrëse.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com