Kurbin, Paloka fton qytetarët në
protesta: Kjo, qeveria më e keqe!

Kurbin, Paloka fton qytetarët në<br />protesta: Kjo, qeveria më e keqe!
KURBIN - Sot Shqipëria po drejtohet nga një qeveri që ka krijuar urrejtjen e të gjithë popullit, ndërsa me deputetë dhe ministrat bandit të kësaj mazhorance nuk mund t’i ulin koken opozites.

Kështu është shprehur nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, nga Kurbini ku mori pjesë në 24-vjetorin e themelimit të PD në këtë rreth.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve të Kurbinit, Paloka ka ftuar të gjithë shqiptaret që t’i bashkohen protestave të opozitës, deri në rrëzimin e kësaj qeveria që e ka zhytur vendin në një krizë të thellë.

"Kemi absolutisht qeverinë më të keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, një tufë banditësh, kriminelësh dhe injorantësh po drejtojnë sot Shqipërinë për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve. Një grup njerëzish që mendojnë vetëm për veten e tyre, vetëm si të grabisin cdo ditë shqiptarët dhe as edhe një moment të vetëm nuk shohin interesin e qytetarëve të këtij vendi." tha Paloka

Në 24-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Kurbin ka bashkuar së bashku themelues dhe ish drejtues të kësaj force politike ndër vite në këtë zonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim