Që prej vitit 1920, tregtarët në pazarin e Milotit, e ushtrojnë aktivitetin në të njëjta kushte të rënda higjieno-sanitare. Produktet ushqimore dhe gjëja e gjallë shiten në tokë, ndaj gjithçka kërkojnë tregtarët, është ndërhyrja në infrastrukturë.
Pazari i Milotit funksionon prej 1 shekulli në të njëjtën gjendje. Ndonëse është një ndër tregjet më të njohura kryesisht të gjësë së gjallë, kushtet janë si në mesjetë. Në zero kushte sigurie dhe higjieno-sanitare, bulmeti, produktet ushqimore dhe bagëtitë prej dhjetëra vitesh tregtohen në tokë duke rrezikuar jetën e konsumatorit.
Kërkesa e vetme e tregtarëve, është investimi në infrastrukturë.
“Pazari i Milotit ka këto rrethana. Këtu vijnë dhe tregtarët e Tiranës dhe Durrësit. Sheti nuk ka investuar fare, gjithë ky pazar nuk u vu dorë. Qe dhënë urdhër mos të shitet mishi përtokë dhe prap ka filluar të tregtohet në Tokë. Iku dhe ky 30 vjetësh pa asnjë lloj investimi. Është djathi, gjiza të gjitha tregtohen për tokë jashtë çdo kushti dhe pa asnjë lloj kriteri . Këtu duhet të ndërhyjë shteti, të stabilizojë gjithë këtë Pazar. Është gjynah me e lënë në këto kushte katastrofike kështu në tokë”, thotë një.
“Prej vitit 1920 kur filloi të funksiononte si një pazar për tregtimin e të gjitha kafshëve dhe ushqimeve apo bylmetit, nuk ka asnjë lloj ndërhyrje nga shteti. Është e njëjta situatë prej një shekulli në të njëjtën mënyrë shitet mishi, në të njëjtën mënyrë shitet bylmeti, jashtë çdo kushti higjieno sanitar pra një treg i paprekur nga dora e shtetit", shprehet një tjetër tregtar.
Report Tv kontaktoi me telefon përgjegjësin e Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Ded Rama, i cili thotë se ka kërkuar disa herë mbylljen e tregut, por kjo është refuzuar nga institucionet përkatëse si bashkia e Kurbinit dhe autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39
-
Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar
20 Nëntor, 15:31
-
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime (VIDEO)
19 Nëntor, 16:40
-
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
19 Nëntor, 15:17
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë: Godisni fort grupet kriminale dhe parandaloni ngjarjet
19 Nëntor, 15:11
/MARIO/ dhe /TANI/jam dakord me ju.Ne fakt,nuk merret vesh nese eshte varreze makinash,apo treg,apo te dyja bashke. Ve bast qe dhe banjo nuk ka aty.Te gjithe tregetaret e sjellin mallin me makina,por ama nje tryeze portative nga ato qe mbyllen nuk kane mundesi t'a sjellin?! Vete tregetaret le te mblidhen ,te mbledhin para dhe t'a ndertojne vete.Kushtet e tregut thuhet se jane si ne mesjete,por dhe ne mesjete esnafet,tregetaret,etj kishin krijuar shoqerite e tyre qe merreshin dhe me ceshtje te tilla.Nejse kur bashkia dhe vecanerisht AKU refuzojne t'a mbyllin ose nuk nderhyjne per permiresimin e gjendjes,nuk ke c'te thuash me!!
PërgjigjuPo te kishte ken me u ndertu incenerator ne Milot do ishin turr tan hajnat!
PërgjigjuHe mo se edhe ne nuk behemi njerez. Cdo gje pritet nga qeveria qendrore. Cfare ben bashkia? Po vete tregetaret, perse nuk mblidhen dhe te ndertojne nje qender me kushte ku te tregetojne si njerez? Po te paret tane, te cilet kane qene edhe me te kujdesshem si ia benin? Ne sikur behemi me te prapambetur sa me teper kohe kalon.
PërgjigjuBangladesh,aspirojme per ne EU turp ne mes te Evropes si ne Kabul.
PërgjigjuImagjino si Ka qene ne kohen e Skenderbeut aty