LEZHË – Para se të ndezin motorët, peshkataret e Shengjinit duhet të llogarisin sa naftë do të shpenzojnë dhe nëse sasia e peshkut që mund të kapin do ta justifikojë koston. Prej çmimit të lartë të karburantit, disa prej tyre kanë nisur të kufizojnë daljet në det.
Ata thonë se kostoja e naftës është kthyer në një nga shpenzimet kryesore të aktivitetit, ndërsa çdo dalje në det mbart edhe pasigurinë për sasinë e peshkut që do të kapet. Në këto kushte, sipas tyre, nuk ia vlen të dalin në det kur zënia e pritshme nuk justifikon shpenzimet për karburant.
Në Shëngjin operojnë rreth 50 peshkarexha dhe 70 varka, ndërsa rreth 400 familje janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin e peshkimit.
Peshkarexhat përfitojnë naftë pa akcizë, ndërsa pronarët e barkave e blejnë karburantin me çmimin e tregut, aktualisht 213 lekë për litër.
Ata kërkojnë mbështetje nga shteti për të përballuar rritjen e kostove, në të kundërt reduktohet më tej aktiviteti i peshkimit në Shëngjin.












Komente
Komento