Kurbin/ Qëlloi me pushkë drejt një banese dhe rrezikoi familjen, 41-vjeçari u arratis në pyll! Arrestohet pas ndjekjes nga RENEA

KURBIN- Një 41-vjeçar ka qëlluar me pushkë në drejtim të një banese në Kurbin, duke rrezikuar kështu anëtarët e familjes që ishin brenda saj. Pas një sherri në lokal 60-vjeçarin C. H., 41-vjeçari ka shkuar në banesë, ka marrë pushkën dhe në mesnatë dhe ka qëlluar me armë drejt banesës.

Më pas , 41-vjeçari Rasim Mihana është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, 41-vjeçari u arrestua në territorin e fshatit Malbardhë. Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin.

“Përgëzoj Forcat e Sigurisë Kombëtare, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për reagimin në kohë për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, si dhe për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorit të ngjarjes. Parandalimi dhe reagimi në kohë janë elemente kryesore të rritjes së parametrave të sigurisë”, shkroi Balla.

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës