Një 41-vjeçar u arrestua pasi dhunoi të atin. Mësohet se në pranga është vënë të mërkurën 41-vjeçari V.Mjeshtri, banues në Kurbin.

41-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike në banesë ndaj babait të tij 78 vjeçar M.Mjeshtri, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Mësohet se shkak për dhunën janë bërë debatet e vazhdueshme mes dy familjarëve, pasi i moshuari kërkonte që t’i dëgjohej fjala.

Të mërkurën, 78-vjeçari është paraqitur në polici, ku ka akuzuar të birin se e rreh. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)