Kurbin/ Tentoi të transportonte 613 kg kanabis me gomone gjatë karantinës, në pranga një 25-vjeçar i shpallur në kërkim
Gomonia ku u kap lënda narkotike në muajin mars 2020
KURBIN - Një 25-vjeçar me iniciale B.Z. u arrestua nga policia pasi në muajin mars 2020 tentoi të transportonte 613 kg kanabis me gomone drejt Italisë.
25-vjeçari banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim ndërkohë që gjykata kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë.
Në muajin mars 2020, gjatë periudhës së karantinës totale për shkak të koronavirusit, 25-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë, Safer Zelës, 60 vjeç dhe Roland Sulës 28 vjeç tentuan të trafikonin 613 kg kanabis me gomone drejt Italisë.
Policia bëri një kontroll në ambientin në pronësi të Safer Zelës, në Godull të Kurbinit ku u gjet droga, ndërsa u sekuestrua edhe një gomone në pronësi të tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 60-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu dhe 13 fishekë.
Droga mendohet të ishte e një grupi të fuqishëm kriminal që operon në zonën e Kurbinit dhe se dy të arrestuarit ishin thjesht "ushtarët" që kishin për detyrë transportimin e mallit nga toka në det ku e merrnin korrierët e tjerë që dyshohet se e trafikojnë drejt Italisë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?
-
Orë e re policore
33.6%
-
Karantinë totale
51.5%
-
Masat në fuqi
14.9%
Vota total: 235
Lajme të tjera
-
Një javë më parë COVID-i i mori të birin 18-vjeçar, sot ndërron jetë i ati po nga virusi
28 Shkurt, 22:00
-
Ndarja nga jeta e regjisorit Kujtim Gjonaj, mesazhi i të birit: Idhulli im, kaloi me dinjitet shumë peripeci dhe ndërroi jetë qetësisht
28 Shkurt, 21:32
-
Vorë/ Makina përplas motorin e Fast Food-it dhe largohet nga vendngjarja, në gjendje të rëndë motoçiklisti
28 Shkurt, 20:59
-
COVID shuan një tjetër artist shqiptar! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj! Çmimet dhe krijimtaria e tij ndër vite
28 Shkurt, 20:37
-
Zbardhet vendimit/Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimi ndaj 2 shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra
28 Shkurt, 20:13
-
Sot u kryen 1028 vaksina, Rama poston foto e të moshuarve mbi 80 vjeç, të cilët u vaksinuan
28 Shkurt, 19:56