Shkolla 9-vjeçare e fshatit Gjorëm në Kurbin është vjedhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Autorët kanë mundur të marrin 10 kompjuterë, 1 skandër dhe 1 videoprojektor.
 
Sakaq, një 16-vjeçar nga fshati Qafë Shkallë në Belsh, procedohet nga policia pasi ka thyer xhamat e disa dritareve të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.
 
Një tjetër grabitje është shënuar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një makinë tip Toyota me targa NBO1073 në pronësi të 42-vjeçarit me inicialet Sh.S me banim në Librazhd. Autorët kanë marrë 2 telefona celularë që ndodheshin në automjet dhe 300 euro.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)