KURBIN -Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia teksa po tentonin që të vidhnin një ofiçinë. Pas arrestimit në qeli po mbahet vetëm Aurel Marku 29 vjeç, ndërsa A.Ll. 16 vjeç dhe R.P. 16 vjeç, banues në Laç po hetohen në gjendje të lirë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e L.K. në Laç, ndërsa u kapën në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.

Aurel Marku dhe R.P.  janë kapur në flagrancë, kurse 16 vjeçri tjetër me inicialet A.Ll. arriti të largohet, por liria zgjati shumë pak, pasi u arrestua. Në cilësinë e proves materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorra, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA048KA që e përdornin autorët.

Gjithashtu, po gjatë natës, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit M.D. në Laç ku kanë thyer vetëm një xham. Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia e një vjedhje tjetër të ndodhur me datë 20.03.2018, të shtëpisë së L.D. banues në Laç, ku janë marrë një televizor plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi A.Ll. 16 vjeç.