KURBIN - Djegia e një kabëlli pranë nënstacionit elektrik në Kurbin ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në këtë zonë duke lënë në errësirë mbi 10 mijë banorë. Ky problem vazhdon prej 48 orësh përkatësisht në lagjet 3,4 dhe 6 të qytetit të Milotit si dhe zonat e Fushë-Milotit dhe Shullazit.
Report Tv mëson se kabulli që shkakton problemin është ndërruar disa herë përgjatë dy ditëve të fundit por cilësia e tij e dobët nuk e ka përballuar ngarkesën duke shkaktuar të njëjtën problëmatikë.
Komento