'Vol-Vo 4'/ Në kërkim prej dy muajsh, arrestohet noteri i shpallur në kërkim (Emri)

'Vol-Vo 4'/ Në kërkim prej dy muajsh, arrestohet noteri i shpallur në kërkim (Emri)

Foto ilustruese

Një person i akuzuar për implikim në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur nga operacioni "Vol-Vo 4" në tetor të 2018-s, është arrestuar këtë të premte në Lezhë. Personi i vendosur në pranga është Emanuel Gjura, 32 vjeç, noter, banues në Lezhë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar për Emanuel Gjurën masën e sigurisë "arrest me burg" për veprat penale "shpërdorim detyre" "grup të strukturuar kriminal", "falsifikim të dokumentave, vulave, stampave e formularëve" si dhe për "shpërdorim toke". 

Mega operacioni "Vol-Vo 4", i shtrirë në 12 qytete të vendit, coi në pranga në muajin tetor 34 persona midis të cilëve edhe dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko (Lexo këtu). Gjithashtu, në pranga ra edhe 'koka' e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj, për akuzën e trafikut të drogës dhe të krijimit të grupit kriminal.

Më 23 tetor, Report Tv zbardhi ekskluzivisht skemën se si familjet Avdylaj, Bajri, Ndoka e Sulejmani kishin ndarë detyrat e kryenin trafikun e drogës në dy linja nga Greqia e Italia me destinacion BE-në. Nga përgjimet rezultoi se Ndokajt, Bajrat, anëtarë të familjes Sulejmani në Fier dhe një tjetër grup kriminal në Delvinë kryenin trafikun e drogës në linjat e ngritura nga Avdylajt. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?