TIRANE - Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor. Gjykata ka vendosur për dy ish-deputetët masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjashtë persona kanë fituar lehtësira nga masa e sigurisë me vendimin e sotëm të Apelit, duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë që i kishte lënë në burg.
Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë "arrest me burg" sa i takon Gjevi Ndokës, vëllait të Arben Ndokës, si bashkëpunëtor i Avdylajve në trafikun e drogës, të cilët mbetën në qeli, me në krye Astrit Avdylin, si kokën e këtij grupi. Masa e arrest ne burg u konfirmua per 18 veta.
Seancën e ditës së martë pikerisht Astrit Avdyli thirri nga kafazi i hekurt ku ndodhej “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet’”.
Nga "arrest me burg", Apeli i Krimeve e ka ndryshuar në "arrest shtëpie" për dy ish-deputetët socialistë dhe katër të tjerë si peshëngritësin Elis Guri, Paulin Simoni, Ardit Gjyriqi dhe Zef Lazri. Ndërsa 'detyrim paraqitje' u dha për Lule Zeneli, Zef Paloka, Vasil Nika dhe Gent Zeneli.
Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e PS
Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.
Masat e sotme
Arben Ndoka - Arrest shtëpie
Arben Cuko - Arrest shtëpie
Elis Guri - Arrest Shtëpie
Zef Lazri - Arrest shtëpie
Ardit Gjyriqi - Arrest shtëpie
Paulin Simoni - Arrest shtëpie
Detyrim paraqitje (dhënë sot)
Lule Zeneli
Zef Paloka
Vasil Nika
Gent zeneli
Mbeten në burg:
Artur Balla
Petro Kuçi
Ilirjan Prifti
Elton Shehaj
Saimir Sulejmani
Jasin Avdyli
Astrit Avdyli
Altin Avdyli
Esat Mehmeti
Jasin Abdyli
Shkëlqim Avdyli
Fatos Llaftiu
Saimir Gjepali
Hajri Seferi
Armand Spiro
Gjev Ndoka
Bledi Ndokaj
Denis Llaftiu
****************************
Liruar më herët nga shkalla e parë
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli
Detyrim paraqitje (Shkalla e parë)
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura