Të paktën dhjetë forca të sigurisë turke kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë në lindje të vendit. Mësohet se shënjestër e sulmit ishte një automjet i cili po transportonte policët në rajonin Igdir, në kufirin me Azerbaixhanin.
Sipas zyrtarëve turq përgjegjës për këtë sulm janë militantët kurdë. Menjëherë pas kësaj ngjarje forcat turke të sigurisë nisën operacionet, në bazat e punëtorëve të kurdistanit.
Ky sulm vjen dy ditë pasi terroristët kurdë bombarduan një karvan automjesh të blinduara në juglindje të Turqisë, ku mbetën të vrarë 16 ushtarë turq.
Turqia nisi të hënën një valë sulmesh ajrore ndaj bazave të militantëve kurdë në Irakun e veriut, vetëm disa orë pasi kryeministri Ahmet Davoutoglu u zotua për të shkatërruar bazat e tyre në rajonet malore.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com