Vazhdojnë sulmet e ndërsjella mes militantëve kurdë dhe Turqisë. Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit të Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit. Si pasojë e këtij shpërthimi mbetën të vrarë 2 trupa të sigurisë turke ndërsa 31 të tjerë u plagosën.
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadoll, bëri me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 sipas orës lokale.
Autoritetet vendase u shprehën se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në 2 javët e fundit.
Të premten, një stacion policor dhe një linjë hekurudhore ishin shënjestër e sulmeve të militantëve kurdë, ku vdiqën 5 persona. Ndërkohë,që prej 24 korrikut Turqia ka kryer qindra sulme ajrore ndaj bazave të militantëve kurdë në kufirin Irak-Turqi, duke vrarë 260 prej tyre.
/Shqiptarja.com

VIDEO