Kurdët irakianë në ofensivë të gjerë kundër ISIS-it

/ATSH-AFP/ - Forcat kurde irakiane nisën sot një sulm të zgjeruar ushtarak kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) për të marrë sërish kontrollin në qytetin e Sinjarit, i cili ndodhet mbi korridorin strategjik furnizues të xhihadistëve, njoftoi një oficier i lartë i ushtrisë.
"Sulmi nisi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 dhe luftëtarët peshmergas kanë përparuar në disa rrugëkalime për të çliruar qendrën e distriktit të Sinjarit", tha për median gjenerali Ezzedine Saadoun.
Re të dendura tymi u shfaqën në qiell pas sulmeve me bomba të forcave kurde dhe sulmeve ajrore të koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bazave të xhihadistëve në Sinjar.
Sinjari është i vendosur në një rrugë strategjike që lidh Mosulin dhe qytetin e fortifikuar të xhihadistëve në Irak, me Sirinë ku ISIS-i kontrollon gjithashtu territore të mëdha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani