Partia kryesore kurde e Turqisë njoftoi sot se do të vazhdojë konsultimet me përgjegjësit kryesorë rebelë të Partisë së Punonjësve të Kurdistanit (PKK) mbi vazhdimin e procesit të paqes që po bisedohet me qeverinë.
Shefi i PKK-së, Abdullah Ocalan, i cili është duke shlyer një dënim me burgim të përjetshëm në ishullin burg të Imralit (veriperëndim), i ka lënë kohë deri më 15 tetor autoriteteve politike turke për të treguar vendosmërinë për vazhdimin e këtyre bisedimeve, të vëna në rrezik nga politika që po ndjek Ankaraja në Siri.
Partia demokrate Popullore (HDP, pro kurde) njoftoi se një delegacion do të shkojë këtë fundjavë në malet Kandil (veri të Irakut), për të biseduar me krerët ushtarakë të PKK-së. Tre deputetë të HDP-së do të shkojnë gjithashtu të takojnë në Imarli Ocalanin, sipas një komunikate.
Kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili përsëriti dje vendosmërinë e tij për vazhdimin e bisedimeve të paqes, pritet të drejtojë sot në fund të ditës, një mbledhje që i dedikohet kësaj çështje.
Po bëhet dy vite që palët janë të angazhuara në negociata që synojnë t'i japin fund rebelimit kurd që ka bërë më shumë se 40 mijë të vdekur që prej vitit 1984, ditët e fundit këto negociata ndodhen në momente të vështira dhe rezikohet të ndërpriten.
ATSH
/Shqiptarja.com