TIRANË - Një këlysh luani aziatik deshmoi një sjellje të pazakontë për llojin e tij, duke u treguar rojtarëve të parkut" Gir" në Indi trupin e pajetë të nënës së tij.
Rojtarët e pyllit hasën me luanin e vogël rreth 15 muajsh dhe duke njohur natyrën e këtyre kafshëve, të cilat fitojnë pavarësinë nga nëna e tyre vetëm kur janë 2-3 vjeç, prisnin që të shihnin edhe luaneshën aty pranë.
Por, këlyshi ishte i vetëm dhe përgjatë rrugëtimit drejt trupit të nënës së tij kthente shpesh kokën pas si për t'u siguruar se rojtarët po e ndiqnin. Në momentin kur mbërritën tek vendi ku ndodhej e ngordhur luanesha, rojtarët vunë re plagë të mëdha në trupin e saj, që sipas tyre, janë shkaktuar nga përleshja me kafshë të tjera, ndoshta një tufë buajsh që i janë afruar burimit të ujit për t'u freskuar.
Rojtarët morën nën kujdesje këlyshin e luanit, i cili do të lëshohet sërish në jetën e egër sapo të mbushë 3 vjeç. Në parkun "Gir" mendohet se janë rreth 411 luanë aziatikë. Këto kafshë, ashtu si edhe "kushërinjtë" e tyre afrikanë, janë socialë dhe në 30 vitet e fundit asnjëherë nuk kanë sulmuar njerëzit e zonave përreth, apo edhe rojtarët e pyllit. /ATSH/
/Shqiptarja.com