Prodhon këpucët e të dashuruarve, Lirim Petanaj rrëfen për Report Tv vështirësitë dhe gëzimet e profesionit   

Në një kioskë të thjeshtë e të vjetër, prej 53 vitesh janë endur dhe kuruar këpucët e disa brezave...

Në lagjen që mban edhe emrin e tij, “Lirim” të Vlorës, ai pret çdo ditë klientët nga i gjithë qyteti bregdetar.  

Prej mëngjesit e deri vonë teksa bie nata, këpucari, Lirimi Petanaj, riparon dhjetëra këpucë.

Ai tregon se në nisje të këtij profesioni ka prodhuar dhjetëra këpucë me porosi të klientëve që përgjithësisht ishin çifte të rinj, të sapomartuar, ndërsa preferencë e tyre kryesisht ishte ngjyra e zezë.

"Unë kam filluar kurs në atë kohë, në atë regjim në 1964, këtu në Vlorë erdha nga fshati, kam ndenjur 9 muaj, pastaj u ktheva në fshatin tim në Llakatund. E kam nisur jo me të reja, pastaj fillova riparimin. Burrat e duan çdo gjë të zezë, ndonjë rast të bardhë", rrëfen ai.

Petanaj flet dhe për çmimin e këpucëve me porosi që sipas tij ishte me i ulët nga bakshishi që merrte nga klientët.

"Ishin 2800, ishin 2500, 1800, 1200 më i mirë ishte bakshishi se rroga të them të vërtetën", thotë ai duke qeshur.

Sot Ustai i lagjes Lirim, nuk prodhon këpucë të reja, por  kryen vetëm riparime, ndërsa klientët, janë edhe moshat e reja.

"Vijnë edhe të rinjtë, sidomos te mua këtu vijnë edhe të rinjtë. Unë i qep me makinë, askush tjetër si bën, jemi mësuar unë dhe kjo", tha Lirimi.

Asnjë nga fëmijët nuk ia mori zanatin sepse të rinjtë sot sipas tij nuk preferojnë të qepin këpucë.

"Për mua ishte shumë-shumë i mirë se rrita fëmijët, por që unë kam një nipi tim, e mbajtja pak kohë që të mësoja dhe nuk më qëndroi", u shpreh ai i keqardhur.

Megjithatë nëse do të kthente kohën pas, ndonëse i ka dedikuar jetën, Lirim Petanaj thotë se nuk do të zgjidhte profesionin e këpucarit. Sipas tij, të qenurit këpucar është një profesion që nuk të jep të ardhura, ndërsa thotë se me kohën është tkurrur edhe numri i zanatcinjve të riparimit të këpucëve në qytetin e Vlorës.

"Ngela në këtë barake këtu, të shkojë pleqërinë", përfundon Lirimi.

Lirim Petanaj, këpucari në Vlorë

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2020 00:17

    Edhe mua me kujtohet nje kepucar te Tirana e Re ,ishte nga Permeti me origjine,quhej Krenar,nje zoteri I vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar