Kurs patente për personat që 
do të kërkojnë të mbajnë armë

Kurs patente për personat që <br />do të kërkojnë të mbajnë armë
TIRANE - Hiqet e drejta e pajisjes së armëve për zyrtarët e lartë. projektligji i miratuar në qeveri ka kaluar dje në Komisionin e Ligjeve dhe parashikon reduktimin e personave që kanë akses në pajisjen me arë. Sipas draftit të prezantuar dje nga ana e Ministrit të Brendshëm Saimr Tahiri theksohet se tani më persona që do të pajisen me armë duhet të marrin edhe patentën e përdorimit. “Ligji i ri vendos si kriter të domosdoshëm dëshminë e aftësisë teorike dhe praktike për njohjen dhe përdorimin e armës.

Kujtoj këtu, që kjo nuk parashikohej në ligjin ekzistues, ndërkohë që për përdorimin e një mjeti kërkohet dëshmi e përdorimit të mjetit ose në zhargon patentë. Kjo do të thotë që në vijim do të ketë kurse të posaçme ose të detyrueshme paraprake, për ata që duan të bëjnë kërkesë për t’u pajisur me një armë, me autorizim përkatës”,- tha Tahiri. Krahas kësaj, një nga risitë e reja që ka sjell ligji është edhe heqja e kallashnikovëve nga policia. Ministri Tahiri theksoi dje se kjo është një armë luftarake dhe përbën një rrezik të madh në përdorim dhe për rrjedhojë nuk do ta përdorim më.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë