Kurseni para sipas metodës së gjysheve, jetoni të lumtur dhe të pasur

Kurseni para sipas metodës së gjysheve, jetoni të lumtur dhe të pasur

Ju shqetësosjnë financat por nuk mund të kurseni asnjë lek. Tashmë mund t’iu vijë në ndihmë metoda e gjysheve. Nëse gjithmonë jeni habitur si ato ia kanë dalë me pak para  të mbulojnë shpenzimet tashmë ju tregojmë  metodën e tyre efikase.

Metoda e gjysheve

Për çdo kategori të shpenzimeve të rëndësishme ju keni një zarf të veçantë. Ju shkruani emrin dhe totalin që ju nevojitet. Këto kategori varen nga personi dhe stili i jetës së tyre, dhe mund të përfshijnë gjëra të tilla si: ushqim, veshje, mjekësi, makinë, argëtim, etj.

Të gjitha të ardhurat ndahen në pjesë, varësisht nga numri i kategorive dhe futen në zarfa. Kur keni nevojë për para, merrni nga zarfi përkatës. Nëse nuk keni më para nga zarfi "argëtues", është më mirë të shmangni argëtimin derisa ky zarf të rimbushet sërish. Nëse keni mbetur pa para nga një zarf i rëndësishëm, si zarfi "ushqim", merrni para nga një zarf më pak i rëndësishëm dhe përshtatni shumën e ardhshme që keni vënë në këtë zarf.

Paratë e mbetura mund të shpenzohen ose të ruhen. Kjo varet nga qëllimet tuaja dhe shuma e parave të mbetura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare