EKSKLUZIVE/ Kursi me luhatje, BSH asnjë masë shtesë për të frenuar euron! U ulën kreditë e borxhi në valutë, por rrezikohen kursimet

Nëse një pushues do të vinte në Shqipëri, dhe nuk do të kishte informacion mbi monedhën kombëtare LEKË, me siguri do të mendonte që monedha jonë edhe EURO, kjo për shkak të prezencës së lartë që monedha evropiane ka në ekonominë tonë. 

Shitje-blerje, rezervime apo pagesa të ndryshme mund të bëhen në euro. Jo vetëm kaq, 41% e totalit të kredisë së dhënë për ekonominë, 43% e kursimeve të shqiptarëve dhe 77% e borxhit në valutë që ka vendi, janë në EURO.

Por, pavarësisht kësaj prezence të lartë të euros në Shqipëri, paketa e deeuroizimit e cila ka një sërë masash për të ulur përdorimin e euros nuk do të ndryshojë, edhe pse ishte paralajmëruar rishikim i saj për të shtrënguar masat drejt reduktimit të euros.

Për Report TV, Banka e Shqipërisë thotë se masat aktuale të deeuroizimit do të mbeten në fuqi, por duhet që institucionet (Ministria e Financave, AMF dhe Banka e Shqipërisë) ta respektojnë memorandumin e 2017-ës.

“Qëllimi nuk është ndalimi i plotë i përdorimit të valutave, por ulja e përdorimit të tyre deri në nivelet e ekonomive të ngjashme me ekonominë shqiptare. Vlerësojmë që objektivi dhe veprimet  që mbështet  Strategjia mbeten aktuale; ajo që nevojitet është zbatimi i saj në mënyrë të plotë dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet nënshkruese”, thotë Banka e Shqipërisë për Report TV.

Në fakt pritej shtrëngim i masave për të frenuar përdorimin masive të euros, për shkak edhe të thirrjeve që guvernatori Gent Sejko ka bërë për të ndaluar pagesat në euro.

Por Banka thotë se kjo paketë masash ka dhënë ndikim pozitiv në ekonomi, me përjashtim të depozitave.

“Në fund të vitit 2016, ose disa muaj përpara nënshkrimit të Memorandumit dhe marrjes së masave nga Banka e Shqipërisë, kredia në valutë zinte 59% të kredisë së përgjithshme dhe kredia e pambrojtur në valutë zinte 27% të kredisë së  përgjithshme dhe 45% të kredisë në valutë.  Pesha e valutës në   depozitave, paraqitet pothuajse e pandryshuar rreth nivelit 53% të vlerës së përgjithshme, por kjo ecuri duhet konsideruar si një rrjedhoje e rritjes së fortë të të ardhurave valutore nga turizmi gjatë viteve të fundit”, thotë Banka.

Memorandumi mes tre institucioneve parashikon marrjen e masave, që nga reduktimi i informalitetit, zhvillimi i sistemeve të pagesave, marrja e borxhit në monedhën vendase, ofrimi më shumë i kredive në lekë e deri tek fuqizimi i monedhës në shërbimet bankare.

Një ekonomi e ekspozuar ndaj euros, rrezikohet nga luhatjet e kursit të këmbimit, për shkak se një zhvlerësim siç ka ndodhur në dy vitet e fundit, godet direkt depozitat në euro, pasi konvertimi i kursimeve në lekë është automatikisht me vlerë më të ulët. Kurse një mbiçmim i euros do rriste depozitat por të shtrenjtonte kostot e borxhit dhe të kredive

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 24/08/2024 14:33

    dhe ju mendoni se ideatori i kesaj situate, edi rama po pyet shume per kursimet e shqiptareve. as nuk ka pyetur dhe as nuk e ka ne plan te pyese ndonjehre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI