Kurti bisedë telefonike me Escobar: Të përkushtuar për të vijuar dialogun me Serbinë

Kurti bisedë telefonike me Escobar: Të përkushtuar për të vijuar dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, si edhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka bërë me dije se kanë biseduar rreth sigurisë e stabilitetit në rajon dhe përkushtimit që ka Kosova në dialogun me Serbinë.

“Gjatë një bisede telefonike me zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkruan Kurti.

Kjo është biseda e dytë që Kurti e Escobar kanë zhvilluar në dhjetë ditët e fundit. Kurti e ka njoftuar diplomatin amerikan për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi si dhe për stabilitetin institucional e legjitimitetin demokratik në Kosovë.

“Escobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ShBA-ve që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Në mbyllje të bisedës, Escobar ka theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja