Kurti deklaroi se Kosova nuk përfaqësohet nga SHBA, reagon Haradinaj: Po vë në rrezik ekzistencën e shtetit duke u armiqësuar me partnerët strategjikë

Kurti deklaroi se Kosova nuk përfaqësohet nga SHBA, reagon Haradinaj: Po vë në rrezik ekzistencën e shtetit duke u armiqësuar me partnerët strategjikë

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për intervistën e dhenë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ku deklaronte se SHBA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mund ta përfaqësonin Prishtinën zyrtare.

Haradinaj akuzon Kurtin se po mundohej të krijonte sikur është viktimë e një komploti ndërkombëtar. Ai tha se Kurti ishte në drejtimin e gabuar dhe se duhej të ndryshonte qasje sepse sipas tij nëse vazhdohej në këtë kurs politikash atëherë vihej në rrezik ekzistenca e shtetit.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!

Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një "komploti ndërkombëtar"! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020! Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t'u bësh ballë sfidave që t'i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!

Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo dmth se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vet ekzistenca e shtetit”- shkruan Haradinaj në reagimin e bërë në facebook.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'