Kurti: Deri në fund të vitit do të kemi vaksinuar 60% e popullsisë kundër COVID-19

Kurti: Deri në fund të vitit do të kemi vaksinuar 60% e popullsisë kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se deri në fund të vitit do të vaksinojë kundër COVID-19 60% e popullsisë.

Kurti e dha këtë deklaratë për mediat, mbrëmjen e djeshme, pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.

Kryeministri kosovar shtoi se me hyrjen e muajit maji dhe qershor, janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina.

“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Disa ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin